Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar aps takimit që e kishte me Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë serbe, duke i falënderuar serbët për siç tha ai “guximin dhe përmbajtjen” që sipas tij serbët lokalë treguan në kundërshtimin e reciprocitetit.
Ai ka thënë se kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bisedojnë me zyrtarët e Kosovës të cilët i quajti si “të papërgjegjshëm”.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që dialogu të vazhdojë dhe të fillojmë t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore. Kemi kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që të bëjnë gjithçka që është e mundur. Është e rëndësishme që dialogu të vazhdojmë dhe të përpiqemi t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore”.
Po ashtu ka thënë se “Serbia nuk do të dorëzohet”.
“Shumë faleminderit serbëve në Kosovë e M. për përmbajtjen dhe guximin e tyre. Lufta më e vështirë politike është përpara nesh. Faleminderit që keni mbajtur emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë e M. Dua të falënderoj ata që përkrahën Serbinë. Po punojmë për të qetësuar gjithçka. Pavarësisht se sa e vështirë ka qenë, nuk do të ketë dorëzim, Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiq teksa propagadonte.
Qeveria e Kosovës ka dëgjuar udhëzimin e ambasadës amerikane në Kosovë për ta shtyrë reciprocitetin deri më 1 shtator.