Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur në ambientet e jashtme të kryeministrisë nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pasi ndoqën ceremoninë zyrtare , dy liderët u drejtuan për në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.
Kjo vizitë e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.