Kryeministri spanjoll: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka vizituar këtë të hënë Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Sanchez tha se e mbështet plotësisht integrimin e vendit në BE, si dhe uron që kjo rrugë të jetë e suksesshme.

“24 shkurti nga i ndryshoi hapat. Rusia vuri në dyshim jo vetëm integritetin territorial të Ukrainës. Kjo Evropë nuk do i ndryshojë kurrë vlerat që na bashkojnë. Kjo luftë ka treguar se sa i fortë është BE. E përkrah vullnetin europeist të vendeve të Ballkanit. Uroj që rruga pasionante që ka filluar Shqipëria drejt BE-së të jetë e suksesshme. Në Spanjë, në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, nuk mund të konceptohej Europa pa Portugalinë dhe Spanjën. Tani është e njëjta gjë për Ballkanin. Është e mirë ideja për këtë komunitet politik evropian, ku kemi mundësi të flasim”, tha Sanchez.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *