Kate Middleton dhe Princi William kanë njoftuar se kanë hapur një kanal në YouTube. Duka 38 vjeç dhe Dukesha e Kembrixhit, 39 vjeç, postuan një video prej 25 sekondash në kanalet e tyre të quajtur: ‘Mirësevini në kanalin tonë zyrtarë në YouTube!
Në fillim të videos, çifti shihet i ulur në divanin e shtëpisë së tyre në Norfolk. Princ William i drejtohet Dukeshës duke bërë shaka: “Bëj kujdes se çfarë thua, sepse njerëzit janë duke filmuar gjithçka”.
Videot që ato kanë shpërndarë, tregojnë disa nga momentet e tyre më të paharrueshme së bashku si çift, duke filluar që nga momenti i fejesës dhe deri tek shëtitjet me fëmijët për 10 vjetorin e martesës.
Gjithashtu kanë përfshirë kohën kur Kate tregoi aftësitë e saj për të përdorur harkun gjatë një udhëtimi në Butani në 2016, si dhe shfaqen e tyre në tapetin e kuq në BAFTA Awards në 2019.
Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati Priza.al