Nuk e di nëse ju kujtohet Simon i “The Tinder Swindler”? Historia e djaloshi nga Izraeli që hiqej si miliarder dhe mashtronte gratë në mbarë botën? Një gjë e ngjashme po ndodh me foton e Blendi Fevziut ku disa njerëz mashtrojnë grate në Brazil.
Vetë Fevziu ka publikuar një bisedë me një person nga Brazil ii cili i shkruante :
“Përshëndetje, Blendi! Unë jam brazilian, obstetër dhe gjinekolog. Po të kontaktoj për të të informuar se fotot e tua janë përdorur nga burra për të zhvatur gra në Brazil. Nëna ime ishte një nga viktimat. Banditët printojnë fotot e tua në Instagram dhe kanë ndryshuar emrin dhe thonë një histori të bukur për një burrë të vetmuar të pasur që po kërkon një grua. Po të nis fotot që i dërguan nënës sime.”