Pse burrat nuk kanë celulit? Ja arsyeja

Celuliti mund të jetë i pranishëm  si në trupat e burrave  po ashtu edhe  grave, por është më i zakonshëm te gratë, ku studimeve të ekspertëve, 80%-90% e grave kanë celulit në një moment ose në një tjetër.  Po pse burrat jo?

Është kolagjeni, goca! Kolagjeni! Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhorë që janë të lidhura ngusht me njera- tjetren ,  meshkujt,  është një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë.

Hormonet luajnë një rol shumë të madhë në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë, ndërsa testosteroni (hormoni mashkullor) e zbërthen yndyrën.

Por qetësohuni  celuliti nuk është i dëmshëm, nuk shkakton dhimbje dhe zakonisht është pasojë e hormoneve, dietës dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës, toksinave të akumuluara, gjenetikës, shtimit në peshë, shtatzënisë etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *