Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Xhaçka shkruan se Kosova është duke treguar një akt durimi dhe pjekurie, ndonëse ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj.
Sakaq shton se qeveria shqiptare është krah saj për të ‘rrëzuar’ çdo kërcënim apo dhune ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA ??& BE ?? është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj.
Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale.
Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës ??.