Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me tensionet në kufirin Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Begaj bën me dije se ka komunikuar me presidenten e Kosovës, ku i ka shprehur vlerësime në lidhje me maturinë e treguar për menaxhimin e situatës.
Sakaq shton se sovraniteti i Kosovës mbetet i pacënueshëm.
Postimi i plotë:
Në bisedën telefonike me homologen ?? Vjosa Osmani vlerësova maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.