Një zjarr ka përfshirë magazinën e një pike karburanti në qytetin e Durrësit. Ngjarja u raportua se ka ndodhur rreth orës 14:00, fatmirësisht nuk të lënduar në njerëz.
Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit,i cili ka shkrumbuar magazinën e pikës së karburantit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.