Telefoni ështe gjatë gjithë ditës në dorën tone, ai punon për ne po ne a kujdesemi për mirëmbajtjen e telefonit tonë. Nëse jeni nga njerëzit që nuk kujtohen kurrë për të “pastruar” fotot e tepërta të telefonit, aplikacionet që s’i përdorni më etj – kjo është shenja juaj për ta bërë tani këtë! Nëse jeni nga këta njerëz, atëherë ndoshta keni harruar të pastroni diçka tjetër: Listën tuaj të kontakteve!
Shumë numra mund të jenë dublikuar, të tjerë mund të mos ju duhen kurrë dhe mbi të gjitha, disa mund t’i keni harruar. Kjo e fundit është një mundësi e mirë për të rikontaktuar njerëz me të cilët nuk flisni prej kohësh.
Telefonat janë si shtëpi të vogla që mbajmë me vete, kështu që potencial për pastrim dhe organizim është i madh.
Për shembull, mund të organizoni aplikacionet sipas tipit, ngjyrave apo të sistemoni fotot në albume.
Sapo të keni pak kohë të lirë, ose kur të mos dini ç’të bëni (si tani, për shembull), filloni me një spastrim të kontakteve tuaja.
I gjithë procesi i krijimit të një rregulli në telefononin tuaj nuk do bëjë asgjë të madhe, por gjithsesi, mund t’ju japë një ndjenjë paqeje.