Aksident i rëndë në Janinë, humbin jetën çifti i bashkëshortëve shqiptarë

Një aksident tragjik ku u përfshi një familje shqiptare, ka ndodhur mëngjesin e kësaj së hënë në Janinë të Greqisë, gjatë rrugës për në Shqipëri.

U bë me dije se në aksidentin e ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit dhe ku u përfshi familja shqiptare, humbën jetën dy prindërit të moshës 58-vjeçare dhe 50-vjeçare.

Drejtuesi i mjetit 58-vjeçar ndaloi automjetin në autostradë për të kontrolluar makinën për një defekt teknik të motorit, ku tentoi të dilte nga makina i ndjekur nga e shoqja që qe ulur në sëndisjen mbrapa. Kor dolën nga makina, ata i lanë dyert e anës së majtë të makinës të hapura.

Në momentin që po kontrollonin makinën, kaloi një automjet që përplasi dyert e hapura, të cilat ranë mbi bashkëshortët duke i dëmtuar rëndë, deri në vdekje.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të fëmijëve, djalit 10 vjeç dhe vajzës 25 vjeçe.

Policia rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje duke e dërguar çiftin në spital, por ishte e pamundur që t’u shpëtohej jeta.

Sipas televizionit lokal të Janinës, bashkëshorti vdiq në vend, ndërsa e shoqja gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacioneve të mediave greke, familja po udhëtonin për në Shqipëri, ku do të kalonin disa ditë pushime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *