Jugu i vendit është përfshirë nga zjarret, ku vetëm ditën e sotme janë shfaqur dy vatra të reja.
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Drashovicë të Sarandës.
U raportua se zjarrfikëset janë në terren dhe po punohet për fikjen e zjarrit ,i cili është në një sipërfaqe të madhe.
Ndërkohë një tjetër vatër zjarri është ndezur edhe në fshatin Romës të bashkisë Selenicë.