Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, ku sipas tij presidenti serb Aleksandër Vuçiç po punon me dy shina.
Gjithashtu ai tha se nisma “Ballkani i Hapur” po ndihmon Serbinë dhe se Kryeministri Edi Rama duhet që të ishte mbështetur tek procesi i Berlinit.
Sa mund ta ndihmojë Ballkani i Hapur situatën në Kosovë?
Jam mëdyshës, kam qenë kritik ndaj Ballkanit të Hapur, gjykoj që Vuçiç punon me dy shina siç punojmë edhe ne. Një shinë nacionaliste, nuk është se mendon që duhet njohur Kosova por e njeh ende si pjesë të Serbisë, në këto kushte Open Balkan ndihmon planet e Vuçiçit. Rama duhet të ishte mbështetur më shumë tek procesi i Berlinit. Jo tek një Ballkan i Hapur kështu.
Nga ana tjetër, rezerva ime është që siç është dizenjuar i jep fuqi më të madhe Serbisë, dhe kur konflikti është aty i ngrirë, mund të lindë kjo fuqi e madhe ekonomike që kontrollon Ballkanin mund të kthehet bumerang kundër Kosovës dhe aspiratave të saj.
Serbia luan me dy porta, është më e favorizuar ajo apo ne që luajmë me një. Mendo të shpërbëhet Europa dhe të tërhiqet perëndimi? Do ishim të dobët ne. Aleancë si Serbi-Rusi ne e kemi me Turqinë, por Ankaraja ka marrëdhënie të mirë edhe me Serbinë, është situatë komplekse. Serbia është shtet më i fortë se ne, edhe në lobingje. Ballkani i Hapur e forcon edhe më shumë. Është shtet më i madh me ekonomi më të mirë. Ne duhet të vijojmë punën jo me shpresën e NATO-s, sepse ekonomia jonë është krejtësisht e varur. Serbia eksporton grurë, ndërsa ne s’kemi as për vete. Sa të mban Perëndimi? Ne jemi shumë të pambrojtur sepse kemi politikanë aventurienë. E nisën politikën me: ne qeverisim Europa na ndihmon. Ne vjedhim, prishin tokën e bukës, u bë beton e çimento.