Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, Umbriacronaca pasi siç raporton media italiane, oficerët vunë re një makinë që ece në sensin e gabuar të rrugës.
Kur ndaluan makinën ata identifikuan dy shqiptarë të moshës 36 dhe 31 vjeç dhe nga inspektimi i parë gjetën para të gatshme të fshehura në të gjithë makinën. Ata gjetën mbi 6 mijë euro. Duke thelluar këqyrjen, nën dyshemenë e nënkompaktit, syri vigjilent i ushtarakëve identifikoi një kuti të vogël metalike për karamele të magnetizuar në trup, brenda së cilës u gjetën dhe më pas sekuestruan 13 doza kokainë.
Pas një nate të kaluar brenda dhomave të sigurisë, Gjykata e Perugias vërtetoi arrestimin e të dyve dhe me marrëveshjen e pranimit të fajësisë i dënoi me 5 muaj e 20 ditë burgim dhe me 800 euro gjobë.