Lazio ka nënshkruar me mesfushorin Matias Vecino. Kryeqytetasit kanë siguruar shërbimet e lojtarit nga Uruguaji, dëshirë kjo e trajnerit Mauricio Sarri.
“Matias Vecino është një lojtar i ri i S.S. Lazio. Futbollisti ka firmosur një kontratë për tre sezone sportive dhe do të bashkohet me skuadrën të mërkurën e ardhshme” – Shkruan Lazio.
Vecino ka qenë prej vitesh pjesë e Interit në Serie A, skuadër me të cilën asnjëherë nuk ka patur shumë hapësira. Koha tashmë është për një aventurë të re, me shpresën se gjërat do të shkojnë mirë.