Ishin ftuar nga shoqata që dyshohet se ka lidhje me regjimin e Iranit, depërtohen dy iranianët në aeroportin e Rinasit

Oficere policie ne aeroportin "Nene Tereza" (Rinas) ne Tirane bosh per shkak te pezullimit te te gjitha fluturimeve, ne zbatim te masave per te parandaluar perhapjen e koronavirusit, COVID 19, nderkohe qe linjat ajrore po vuajne humbje te medha. Qeveria ka siguruar fluturime te posacme per riatdhesimin e shqiptareve te ngecur ne vende te ndryshme te Europes./r/n/r/nTirana's "Mother Teresa" (Rinas) Airport empty due to the suspension of all flights, following measures to prevent the spread of coronavirus, COVID 19, while airlines are suffering heavy losses. The government has provided special flights to repatriate Albanians stuck in various European countries.

Dy iranianëve janë  ndaluar në aeroportin e Rinasit, duke u ndaluar që të futen në Shqipëri. U bë më dije se dy iranianët janë më nënshtetësi gjermani dhe kanë lindur në vendin azeatik.

Pasi u ndalua hyrja, të dy shtetasve me iranianë janë mbajtur për 72 orë në aeroport, duke u depërtuar më pas në Gjermani.

U mësua se Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.

Ndërkaq rreth shoqatës ASILA janë bashkuar ata të cilët kanë dezertuar MEK. Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH. Shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me regjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të anëtarëve të MEK strehuar në vendin tonë.

Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë më pas nga anullumi samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.

Ky  nuk është rasti i parë që nga Shqipëria dëbohen iranianë me pasaporta gjermane./ Ballkanweb.com

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *