Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën që jetonte u gjet një sasi prej 4 kilogramësh kanabis dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu nga hetimet doli që ai ishte futur ilegalisht në vendin fqinj, dhe jetonte si i jashtëligjshëm.