Si përhapën dezinformata për Kosovën kanalet pro-ruse dhe ruse të Telegramit?

Kanalet ruse dhe pro-ruse në Telegram, të cilat deri atëherë ishin të fokusuara në luftën në Ukrainë dhe justifikonin pushtimin, u interesuan pothuajse në të njëjtën kohë për situatën në veri të Kosovës.

Situata në veri po normalizohet gradualisht nga 1 gushti, ndërsa nga rrugët po largohen kamionët dhe barrikadat, me të cilat serbët vendas kanë bllokuar një ditë më parë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Bllokada pasoi pasi autoritetet në Kosovë njoftuan zbatimin e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet e Serbisë nga 1 gushti. Afati për zbatimin e vendimeve, pas tensioneve, më pas është shtyrë me një muaj.

Shpërndarja e organizuar e dezinformatave

Konsistenca që tregon për një rrjet të organizuar u shfaq më 31 korrik pas orës 19:00, kur kanalet që transmetojnë në rusisht dhe serbisht publikuan të njëjtin njoftim me një ndryshim prej disa minutash, shkruan RSE .

Bëhet fjalë për gjoja plagosjen e parë të serbëve në bllokadën drejt vendkalimit Jarinje.

Vladislav Pozdnyakov, themelues i organizatës radikale “Shteti i Burrave”, i cili në postimet e tij mbështet hapur pushtimin rus të Ukrainës, publikoi informacionin në kanalin e tij Telegram.

Më shumë se 116 mijë njerëz e ndjekin atë në Telegram.

Drejtori i Shtëpisë Shëndetësore në Mitrovicën Veriore, Zlatan Elek, ka konfirmuar për mediat vendore të dielën në mbrëmje se asnjë person i lënduar nuk është paraqitur në institucion që nga fillimi i bllokadave të asaj dite.

Policia e Kosovës njoftoi gjithashtu se në disa vende janë dëgjuar të shtëna, se disa kanë qenë të drejtuara në njësitet policore, por nuk ka të lënduar.Kanalet ruse kanë publikuar edhe një fotografi të çizmes dhe një pjesë të uniformës së një personi të paidentifikuar me deklaratën se ushtria serbe është në gatishmëri luftarake, siç thuhet, në kufirin administrativ, përkatësisht në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *