Marash Kumbulla nuk e di ende nëse do të jetë apo jo pjesë e Romës në këtë sezon. Në fakt klubi i konfirmoi në fillim të fazës përgatitore se do të mbetej nën urdhrat e Zhoze Murinjos, pasi ai e sheh si një alternativë të vlefshme për skuadrën kryeqytetase.
Por interesimi për të nuk është ndalur dhe skuadrat e Torinos dhe Fiorentinës shumë shpesh janë përmendur si të gatshme për të blerë futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Megjithatë, çmimi që i ka vënë Roma në këtë rast, ka bërë që asnjë prej tyre të mos vihet në lëvizje me një ofertë zyrtare.
Mediat italiane raportojnë se Roma kërkon 13 milionë euro, shifër që është vlerësuar tashmë si e lartë për mbrojtësin duke llogaritur se ai ka humbur statusin e titullarit me të cilin udhëtoi drejt kryeqytetit italian kur u ble nga Verona. Për këtë arsye, ofertat zyrtare mungojnë, ose të paktën do të vazhdojnë të mungojnë deri në ditët e fundit të merkatos, kur gjërat zakonisht ndryshojnë shumë shpejt