Kritikohet për fjalën fyese, Beyoncé ndryshon tekstin e këngës

Pasi u përballë me një lumë  kritikash nga njerzit në rrjete sociale, Beyoncé thotë se do të heqë nga albumi “Renaissance” një këngë që sipas kritikave është fyerje për njerzit në nevojë .

Kënga u shkrua nga Drake,ku vargu që me sa duket ka bërë që këngëtarja të marrë Kritika ka qen “Spazzin’ on that ass, spazz on that ass.”

Fjala “spaz” që hpesh e përdorim edhe për të shpjeguar  “euforinë për shkak të emocioneve të shumta”, por fjala ‘spaz” rrjedh nga fjala “spastic”, e cila konsiderohet nënçmuese për njerëzit me paralizë cerebrale spastike.

Një përfaqësues i Beyoncé-s dha një deklaratë, ku fillimisht tha se fjala nuk është përdorur më qëllim të keq dhe se teksti do të ndryshohet.

“Beyonce ka një histori përsa i përket përkrahjes së gjithëpërfshirjes dhe ne jemi të lumtur që ajo ka dëgjuar komentet dhe ka rënë dakord të riregjistrojë tekstin që shumë njerëz me aftësi të kufizuara e konsiderojnë fyes. Ne e kuptojmë se fjala nuk është përdorur qëllimisht për të shkaktuar dëm, por fjalët kanë fuqi dhe mund të përforcojnë qëndrimet negative me të cilat përballen grupet e margjinalizuara. Ne duam të falënderojmë Beyoncé që na dëgjoi dhe mezi presim të vazhdojmë të shijojmë këngën.” U than ë deklaratë në Twitter

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *