Shpërthim tritoli është regjistruar këtë të martë në Mat.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur banesës së shtetasit me iniciale R.H.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.08.2022, në njësinë administrative Komsi, dyshohet se pranë portës së murit rrethues të banesës së shtetasit R.H., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.