Shlodhja në plazh mund të tingëllojë si parajsë, por disa nga ishujt më të bukur në botë janë gjithashtu edhe vdekjeprurës. Në krye të listës është Ilha de Queimada, e vendosur 20 milje larg brigjeve të Brazilit. Ai njihet me pseudonimin ‘Ishulli i Gjarprit’, dhe ka një arsye pse ky ishull në oqeanin Atlantik është i pabanueshëm.
Ishulli është i mbuluar nga mijëra gjarpërinj helmues, disa të aftë të shkrijnë mishin menjëherë për shkak të helmit të tyre vdekjeprurës. Sipas raporteve, në këtë ishull ka pesë gjarpërinj të llojit ‘Golden Lancehead Vipers’ në çdo metër katror tokë, e mendohet se në ishull ka gjithsej 4000 të tillë. Këta lloj gjarpërinjsh mund të rriten deri në gjatësi prej gjysmë metri dhe janë ndër speciet më helmuese në botë. Helmi i tyre mund të të vrasë brenda një ore. Askush nuk ka jetuar në këtë ishull për më shumë se një shekull.
Marina Detare e Brazilit ka ndaluar të gjithë civilët të futen në ishullin Verior të Sentinelit në Oqeanin Indian, dhe për një arsye të fortë. Ky ishull është një vend mahnitës por mund të vërë në rrezik jetën tuaj nëse shkelni ndonjëherë në brigjet e tij. Ajo është shtëpia e një fisi njerëzish që kanë banuar në ishull për më shumë se 60,000 vite dhe ata nuk i mirëpresin mysafirët. Në vitin 2018, misioneri amerikan John Chau, besohet të jetë qëlluar për vdekje nga shigjetat e fisit. Në vitin 2006, dy peshkatarë indianë u vranë gjithashtu kur anija e tyre lëvizte pranë ishullit ndërsa flinin.
Një tjetër parajsë toksike është Bikini Atoll në Paqësor, i cili u zgjodh nga ushtria amerikane si provë bërthamore pas Luftës së Dytë Botërore. Aty u hodhën 23 bomba marramendëse. Banorët u zhvendosën para se të fillonin testimet në zonë. Sot, më shumë se 60 vjet më vonë ajo nuk është ende një zonë e sigurt që njerëzit të kthehen, me paralajmërimin e Kombeve të Bashkuara që gjithë uji dhe ushqimi në zonë janë ndotur nga rrezatimi.
I ndotur me toksina është dhe ishulli Poveglia në lagunën veneciane të Italisë, i cili njihet si ‘ishulli më i përhumbur në botë’. Legjenda lokale thotë se italianët dëboheshin në ishull nëse shfaqnin simptoma të murtajës dhe trualli prej 18 hektarësh u bë një varr masiv për 160,000 viktima. Deri më sot, hiri nga trupat e djegur thuhet se përbën më shumë se 50% të tokës së ishullit.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar