Kalifornia shpallë një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të lisë së majmunëve, duke u bërë kështu shteti i dytë në tre ditë që merr këtë vendim.
Guvernatori i shtetit, Gavin Newsom, tha se me anë të deklaratës të së hënës do ta ndihmonte shtetin të koordinohej, të vihej në kërkim të më shumë vaksina dhe të drejtonte fushatat e komunikimit dhe edukimit se ku njerëzit mund të marrin trajtim dhe vaksina. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, ndjek hapat e deklaratave të ngjashme të lëshuara nga New York-u dhe San Francisco.