Emri/ Shpërndante thirrje terroriste në rrjete sociale, arrestohet mbështetësi i ISIS-it në Shqipëri

Drejtoria e Anti-terrorit ka arrestuar këtë të martë shtetasin Bledar Zeneli, pasi dyshohet si mbështetës i ISIS-it në Shqipëri.

Zeneli akuzohet për veprat penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”.

Ai dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Njoftimi i plotë:

Sot më date 02.08.2022 ne orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin B.Z, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve “ parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *