Flokët janë gjysma e bukurisë, dhe bëhen akoma më të bukur kur kanë volum dhe shkëlqim .
Disa vajza kanë flokë tepër të shëndetshëm, por ka nga ato lloj flokësh që kanë nevojë për pak më shumë përkujdesje prandaj më pohtë do ju sjellim 3 maska për flokë të shëndetshëm dhe plot volum :
~ MASKA E PARË
Përbërësit:
4 bustina kamomil
1 filxhan qumësht
3 lugë mjaltë
disa pika vaj argani
Ziejeni kamomilin me qumësht, më pas shtoni mjaltin e shkrirë dhe vajin e arganit. Lëreni të ftohet, aplikojeni përzierjen mbi flokë dhe lëreni për 30 minuta. Maska bëhet një herë në javë. Me kalimin e kohës do të vini re shkëlqim dhe ndryshime në gjatësinë e flokut.
~ MASKA E DYTË
Përbërësit:
1 gotë kos
lëngu i një gjysmë limoni
Përziejini të dy përbërësit mirë dhe përhapini në flokë pasi t’i keni larë dhe t’i keni fshirë me peshqir. Lërini për 20 minuta pastaj shpëlajini flokët me ujë të ftohtë. Përpiquni të mos i thani me tharëse.
~ MASKA E TRETË
Përbërësit:
2 vezë
2 lugë ujë
2 lugë vaj ulliri
Përziejini mirë përbërësit me njëri- tjetrin. Aplikojeni maskën në flokët të njomë dhe shoqërojeni me masazh te rrënja. Lëreni për 10- 15 minuta dhe përsëriteni si maskë 1 herë në javë.