Maska ideale për flokë të shëndetshëm

Flokët janë gjysma e bukurisë, dhe bëhen akoma më të bukur kur kanë volum dhe shkëlqim .

Disa vajza  kanë flokë tepër të  shëndetshëm, por ka nga ato lloj flokësh që kanë nevojë për pak më shumë përkujdesje prandaj më pohtë do ju sjellim 3 maska për flokë të shëndetshëm dhe plot volum :

~ MASKA E PARË

Përbërësit:

 

4 bustina kamomil

 

1 filxhan qumësht

 

3 lugë mjaltë

 

disa pika vaj argani

 

Ziejeni kamomilin me qumësht, më pas shtoni mjaltin e shkrirë dhe vajin e arganit. Lëreni të ftohet, aplikojeni përzierjen mbi flokë dhe lëreni për 30 minuta. Maska bëhet një herë në javë. Me kalimin e kohës do të vini re shkëlqim dhe ndryshime në gjatësinë e flokut.

~ MASKA E DYTË

Përbërësit:

 

1 gotë kos

 

lëngu i një gjysmë  limoni

 

Përziejini të dy përbërësit mirë dhe përhapini në flokë pasi t’i keni larë dhe t’i keni fshirë me peshqir. Lërini për 20 minuta pastaj shpëlajini flokët me ujë të ftohtë. Përpiquni të mos i thani me tharëse.

~ MASKA E TRETË

Përbërësit:

 

2 vezë

 

2 lugë ujë

 

2 lugë vaj ulliri

 

Përziejini mirë përbërësit me njëri- tjetrin. Aplikojeni maskën në flokët të njomë dhe shoqërojeni me masazh te rrënja. Lëreni për 10- 15 minuta dhe përsëriteni si maskë 1 herë në javë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *