Deputeti i Parlamentit Evropian, Angel Chavdarov Dzhambazki ka paralajmëruar Serbinë se do të digjet nëse luan me zjarrin.
Me anë të një reagimi në rrjete sociale deputeti i PE ka shprehur mbështetjen për Kosovën.
Dzhambazki publikoi një video për të treguar se çfarë do të ndodhte për 5 minuta nëse Vuçiçi do të vendoste për ta pushtuar Kosovën.
“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkroi Dzhambazki.
Reagimi i tij vjen 1 ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, të shkaktuara nga marrëveshja për reciprocitetin e targave.
#Serbia🇷🇸 is playing with fire. If Vucic does not get a grip they will get burned.
We stand with #Kosovo🇽🇰! pic.twitter.com/Iy9JJTOxC5
— Джамбазки (@djambazki) August 1, 2022