6 maji përkon me ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut, i cili lindi në vitin 1405. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen heroit shqiptar.
Ajo shkruan se ai e mbrojti me çdo kusht popullin e tij dhe për guximin e pashoq u nderua në të gjithë botën, madje edhe në SHBA.
“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”
View this post on Instagram