Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Parlamentin shqiptar.
Në një reagim në Twitter, Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaron se mbeten të vendosur në qëndrimin se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.
“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”