Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në plazhin e Potamit, ku ish-drejtori i policisë Himarë Arjan Tase ka goditur për vdekje me motomjetin e tij një vajzë 7-vjeçare.
Arjan Tase po drejtonte mjetin lundrues tip Gomone me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 m me emrin “Nëna 154” i cili ka qenë edhe me dy shtetas të tjerë në bord. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.
Priza.al ka siguruar një foto të ish-drejtorit të Policisë së Himarës Arjan Tase.