Ja kush do ta drejtojë Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Zbardhen detaje të reja nga Komisioni Hetimor, i cili prite të ngrihet për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Burime bëjnë me dije se kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.

Ndërkohë, nga deputetët e opozitës do të jenë pjesëtarë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *