Trajneri i ri i Empolit Paolo Zaneti iu përgjigj disa pyetjeve në “TGR Toscana”, ku u ndal edhe në situatën e fantazistit të Kombëtares shqiptare Nedim Bajrami. 23-vjeçarin e kërkon me ngulm Fiorentina, ndërsa Zaneti ka një dëshirë tjetër:
“Nedimi është një lojtar që e kam vlerësuar gjithmonë, edhe si kundërshtar dhe jam i lumtur që mund ta stërvis. Është pa dyshim një burim krenarie për të dhe për klubin që ai kërkohet nga shumë ekipe, por shpresoj të vazhdoj të punoj me të.
Është një element themelor për Empolin , i cili tashmë është në gjendje të bëjë diferencën, pavarësisht se ka ende hapësirë të mjaftueshme për rritje”.