“Drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura”/ Rama i ofron ngushëllime familjes së 7-vjeçares: Autori të marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në plazhin e Potamit, ku motomjeti i drejtuar nga komisari i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçares.

Rama përmes një shënimi në Tëitter, i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa ka theksuar se fajtori duhet të marrë ndëshkimin ekstrem nga drejtësia.

Po ashtu kryeministri i ka bërë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit që të Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Postimi i Ramës:

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *