Kryeministri Edi Rama pasi iu ofroi ngushëllime familjarëve të aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në plazhin e Potamit, ku motomjeti i drejtuar nga komisari i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçares, ka sulmuar kritikët.
Rama ka sulmuar mediat dhe politikën, ku përdor ironin ku shkruan se nuk mungoi përsëri “kafshëria politiko-mediatike”, e cila sipas tij mezi pret që ta përdorin politikisht një situatë të tillë.
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
— Edi Rama (@ediramaal) August 2, 2022