Pritjes i erdhi fundi. Charles De Ketelaere është lojtari më i ri i Milanit. Pas tratativave të gjata dhe rraskapitëse, 21 vjeçari ka pranuar të veshë fanellën e kampionëve të Italisë. Kontrata e firmosur është e vlefshme dero në vitin 2027.
Mesfushori vjen nga Clube Brugge. Në kampionatin belg, në 2 edicionet e fundit Charles De Ketelaere ka qenë protagonist absolut, ku përveç se ka luajtur në shumicën e ndeshjeve, ka ndihmuar skuadrën në shumë aspekte.
“AC Milan është i lumtur të njoftojë se ka blerë përfundimisht të drejtat e paraqitjeve sportive të futbollistit Charles De Ketelaere nga Clubbe Brugge. Futbollisti ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2027 dhe do të veshë fanellën me numrin 90” – Shkruan klubi.