Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar listën e radhës të personave të sanksionuar që kanë lidhje me Rusinë apo që sponsorizojnë makinerinë e saj të luftës.
Në daljen e fundit për shtyp, Departamenti i Thesarit bëri me dije se në listën e sanksioneve kësaj here u përfshinë 3 oligarkë rusë, 2 kompani dhe 4 individë të tjerë.
Mes personave të sanksionuar është dhe e dashura e presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabaeva.
Ish-gjimnastja olimpike për shumë kohë iu shpëtoi sanksioneve të perëndimit, por tashmë duket se përplasja është bërë dhe më e afërt.
Kabaeva mendohet se që prej nisjes së luftës në Ukrainë është strehuar në një vend të sigurt, madje pati dhe hipoteza se ajo qëndronte në një bunker bërthamor.