Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të dominohet nga kthjellimet e pakta dhe vranësirat e shpeshta gjatë paradites, të cilat do të sjellin mundësi për reshje të karakterit lokal në zonat Juglindore. Por në vijim, vranësirat gradualisht do të largohen nga territori shqiptar.
Sipas MeteoAlba, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.