Dhunoi motrën dhe tentoi t’i largohej policisë, arrestohet i riu në Dibër

Një 30-vjeçar nga Dibra ka rënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht motrën e tij në banesë. Në momentin e shoqërimit në Komisariat, bëhet me dije se shtetasi me inicialet S. K., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

“Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K.,  30 vjeç,  banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *