RECETA/Jepini shije ndryshe lazanjës suaj

Lazanja është ushqim mjaftë i preferuar, edhe në familjet shqipëtare .Doni ti jepni një shije ndryshe lazanjës suaj ndiqni receten e mëposhtme:

Përbërësit:

12 peta lazanjë

1/2 kg mish të grirë

2 thelpinj hudhër të grirë

1/2 lugë çaji me rigon të thatë

kripë dhe piper

450gr gjizë

2 vezë

1/2 filxhani parmixhano të grirë

salcë domatesh

djathë mocarela

vaj ulliri

Përgatitja:

Për tu bërë tava sa më shpejt, kaloni petët e lazanjës në ujë të nxehtë. Vendosni ujin në zjarr i hidhni dhe pak vaj.

Ndërkohë që hedhim mishin e grirë në tigan për tu skuqur me hudhrën e njomë dhe pak kripë.

Në një tas hedhim gjizën (ose rikota) e shtypim me vezët dhe me hudhrën pluhur. E rrihni sa të bëhet kremoze dhe më pas shtoni salcën, erzat (rigon dhe piper sipas dëshirës). Shtojmë në këtë përzierie mocarellan të prerë në kubik.

Kjo salce nuk përzihet me mishin e grirë, por hedhim një shtresë lazanja një shtres mish dhe më pas salcën. Kjo ndiqet deri në shtresën e fundit në tavë.

Shtresën e fundit sigurohuni tya mbuloni me djathë parmigiano. Dhe është gati për ta futur në furrë me 180 gradë për 30-35 minuta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *