Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Himarë, ku skafi goditi për vdekje vajzën e mitur Joanda Avdia.
Burime për median bëjnë me dije se plazhi i Potamit ku humbi jetën vogëlushja është boshatisur totalisht nga vizituesit, kjo si një shenjë revolte për ngjarjen që tronditi opinionin publik. Mësohet se ende në vendngjarje ndodhen sendet personale të familjarëve të vogëlushes, teksa janë vendosur lule dhe një kukull e saj në vendin ku ndodhi tragjedia.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.