Ish-shefit të komisariatit, Arjan Tase i cili aksidentoi për vdekje me skaf të miturën Jonada Avdian i është gjetur armë me vete në momentin kur ndodhi ngjarja.
Burime për median bëjnë me dije se në skafin e komisarit Arjan Tase grupi hetimor ka gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila ka qenë arma e shërbimit të Arjan Tases, i cili edhe pse ishte pushim e mbante armën me vete.
Kujtojmë se tragjedia ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.
Aktualisht Tase është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.