Është përcjellë mes lotësh dhe dhimbje 7-vjeçarja që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Potamit.
Familjarët, të afërmit dhe qytetarët i dhanë lamtumirën vogëlushes, e cila gjatë ditës së djeshme u godit nga skafi që drejtoheshe nga komisari i policisë Arjan Tase.
E mitura, që ishte kthyer në atdhe me prindërit për disa ditë pushime, u nda nga jeta tragjikisht, nga papërgjegjshmëria e Tases.