Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka paralajmëruar se nga rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, inflamacioni do të kulmojë në gjysmën e dytë të 2022, dhe se Banka e Shqipërisë do të normalizojmë politikën monetare, për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
“Çmimet në tregjet botërore po rriten prej luftës në Ukrainë, bankat kanë rritur normat e interesit dhe pasiguria mbetet e lartë. Inflacioni do të kulmojë këtë 6 mujor të dytë. Ne do të normalizojmë politikën monetare, për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Inflacioni do kthehet në objektiv në vitin 2024, por projeksionet janë në përditësim në varësi të situatës. Nivelet e larta të inflacionit janë rreziku kryesor për ekonominë e vendit”, tha Sejko.