Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në kufi mes Kosovës e Serbisë.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Stolenberg bën me dije se ka zhvilluar një bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Sakaq shton se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti mes dy vendeve.
“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në, dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO_KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkruan ai.