Edhe pse një aksident nga një motomjet i mori jetën një 7-vjeçarje, pamjet ku këta të fundit ‘fluturojnë’ mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit nuk kanë të ndalur.
Jo më larg se dje, ditën kur ndodhi dhe tragjedia në redaksinë e Priza.al ka mbërritur një video ku 2 motomjete “Jet Ski-të”, bënin gara afër bregut të detit në qytetin e Sarandës, duke rrezikuar një tjetër tragjedi.
E njëjta situatë është përsëritur edhe këtë të mërkurë, ku shihet se si një motor uji që lundron me shpejtësi të madhe në gjirin e Lalzit, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen.
Kujtojmë që aksidentet nga motomjetet gjatë kësaj vere kanë qenë të shumta, ku vetëm para disa kohësh një çift i ri u aksidentua rëndë nga një gomone në bregdet.