Shqiptarët nuk mësojnë nga tragjeditë/ ‘Jet Ski-të’ rrezikojnë sërish jetën e pushuesve në Gjirin e Lalzit (Video)

Edhe pse një aksident nga një motomjet i mori jetën një 7-vjeçarje, pamjet ku këta të fundit ‘fluturojnë’ mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit nuk kanë të ndalur.

Jo më larg se dje, ditën kur ndodhi dhe tragjedia në redaksinë e Priza.al ka mbërritur një video ku 2 motomjete “Jet Ski-të”, bënin gara afër bregut të detit në qytetin e Sarandës, duke rrezikuar një tjetër tragjedi.

E njëjta situatë është përsëritur edhe këtë të mërkurë, ku shihet se si një motor uji që lundron me shpejtësi të madhe në gjirin e Lalzit, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen.

Kujtojmë që aksidentet nga motomjetet gjatë kësaj vere kanë qenë të shumta, ku vetëm para disa kohësh një çift i ri u aksidentua rëndë nga një gomone në bregdet.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *