Do të organizonte një koncert falas, Butrint Imeri merr vendimin e papritur

Këngëtarin Butrint Imeri e kemi parë gjithnjë në koncerte ku së fundi ka zhvilluar edhe disa bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm.

Para pak ditësh Butrinti kishte njoftuar se do të organizonte një koncert falas për fansat e tij në Prishtinë. Koncerti ishte planifikuar të mbahej sot në sheshin Zahir Pajaziti por së fundmi këngëtari ka zbuluar se është anuluar për arsye teknike.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror.

Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm”, ka shkruar Butrinti.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *