Dëmtimi i Dominic Calvert-Lewin ka ndryshuar strategjinë e merkatos së Everton. Toffees janë futur në garë tashmë për një sulmues, i aftë të bëjë ndryshimin në ofensivë.
Raportohet se klubi ka identifikuar 2 alternativa të mira. Emri i parë është i Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar luajti në huazim te Southampton dhe u kthye në Londër në fund të sezonit. Duke parë rivalitetin e madh në ekipin e Tuchel, vështirë se do mund të ketë hapësira për yllin kuqezi dhe shitja duket mundësi e mirë.
Emri i dytë është ai i Michy Batshuayi. Kartoni i sulmuesit belg zotërohet po nga Chelsea, por në 2 sezonet e fundit 28 vjeçari ka luajtur si i huazuar për Besiktas dhe Crystal Palace.