Merkato në dalje, Barcelona “heq qafe” lojtarin?

Portierin Neto mund ta shikojmë në Premier League këtë sezon. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Barcelona është në negociata me Bournemouth për shitjen e portierit 33 vjeçar.

Deri në këto momente që flasim nuk ka marrëveshje, por një e tillë mund të vijë në vijim. Në 2 sezonet e fundit në Camp Nou, Neto ka qëndruar në mesin e shtyllave vetëm në 10 ndeshje.

Te Barcelona ka edhe disa ccështje të tjera të hapura. Gjigandët e La Ligas duhet t’i japin drejtim të ardhmes së lojtarëve si Memphis Depay apo edhe Miralem Pjanic.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *