Ukraina do të tërheqë ushtarët e saj nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), raportoi portali i lajmeve RBK në Ukraine të mërkurën, duke cituar burime nga komanda ushtarake e Ukrainës.
Ukraina aktualisht ka një kontingjent prej 40 ushtarësh paqeruajtës në Kosovë si pjesë e KFOR-it.
Në mars, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nxori një dekret që urdhëronte të gjitha misionet të kthehen në shtëpi për të ndihmuar në luftën me Rusinë.
“Kthimi i kontigjentit kombëtar (ukrainas) nënkupton ndërprerjen e përkohshme të pjesëmarrjes së tij në misionin e KFOR-it,” tha Komanda Ushtarake në Ukrainë.
Komanda deklaroi gjithashtu se tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova është në përputhje me dekretin e 7 marsit të Zelensky-t.